Shumë po flitet për një largim të Mauro Icardit nga PSG. Thomas Tuchel nuk e sheh më si titullar dhe argjentinasi është parakaluar në hierarkinë e sulmit edhe nga Moise Kean.
Vetëm 384 minuta aktivizim në kampionat (2 gola) dhe asnjë në Champions League. Icardi po mendon largimin dhe zërat e merkatos e lidhin me një rikthim në Serie A, aty ku e presin Milani dhe Juventusi.
Në lidhje me situatën e 27-vjeçarit ka folur Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, klub që shpenzoi 50 milion euro për ta blerë goleadorin nga Interi.
“Nuk besoj se trajneri nuk e pëlqen Icardin. Ne kishim mundësinë ta mbanim edhe një vit në huazim lojtarin, por të gjithë bashkë vendosëm ta blinim përfundimisht. Ia dolëm të ulim edhe çmimin e tij.
Mauro nuk është në formë, ndodh diçka e tillë, por pas 5 vitesh mund të themi që ka qenë një sulmues i rëndësishëm për PSG. Mendoj se i tillë ka qenë edhe sezonin e kaluar“, deklaron Leonardo gjatë një lidhje direkte në “Instagram” me tifozët e kampionëve të Francës. /abcnews.al