Gjashtë persona janë vënë në pranga në Korçë pasi u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Sipas policisë, dy prej të arrestuarve ishin duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.
Qytetarët e vënë në pranga janë: L. S., 50 vjeç; R. H., 22 vjeç; A. K., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. Gj., 35 vjeç, banues në Librazhd.
Ata janë kapur nga policia në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me tre automjete, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Nga verifikimi i dokumentacionit të tyre rezultoi se shtetasit L. S., dhe S. Gj., drejtonin mjetet pa leje drejtimi. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/