Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i La Liga: Ronaldo nuk na mungon, marka jonë është mbi çdo lojtar

schedule09:41 - 15 Nëntor, 2020

schedule 09:41 - 15 Nëntor, 2020

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, këmbëngul se kampionatit spanjoll nuk i mungon Cristiano Ronaldo.  Në një intervistë për “Marca”, ai deklaron se Serie A nuk është përmirësuar shumë me transferimin e CR7 në Itali. Gjithashtu spanjolli flet edhe për një largim të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona apo dhe Sergio Ramos nga Real Madrid.

“Ma kujtojnë shpesh largimin e Ronaldos në “Twitter”, por unë dua t’iu siguroj se asgjë nuk ka ndryshuar për ne. Të them të drejtën, nuk mendoj se kampionati italian është përmirësuar shumë tashmë që ai luan atje, madje ata as nuk e vunë re diçka të tillë”, deklaron 58-vjeçari.

 



 

“Largimet e Messit dhe Ramosit? Padyshim që nuk dua që ata të largohen nga La Liga, por nëse kjo do të ndodhte, atëherë ne të gjithë duhet të japim më shumë për t’i zëvendësuar ata.

Edhe Neymar u transferua te PSG-ja, por Ligue 1 mbetet Ligue 1. Marka e La Liga dhe klubet e mëdha që marrin pjesë janë mbi çdo lojtar individual, pavarësisht se sa i talentuar mund të jetë ai”, përfundon Tebas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!