VIDEO/ Dy gola në Gjermani-Ukrainë, Sane reagon pas avantazhit të miqve

schedule21:12 - 14 Nëntor, 2020

schedule 21:12 - 14 Nëntor, 2020

Dy gola të shpejtë në takimin Gjermani-Ukrainë, për llogari të grupit 4 të Nations League. Golin e parë e kanë gjetur djemtë e Andriy Shevchenkos në sfidën që po luhet në stadiumin “Red Bull Arena” të Leipzigut.

Mbrojtja e “Pancerave” nuk ia doli t’i merrte topin Oleksandr Zubkov, i cili dhuroi një asist për Roman Yaremchuk. 24-vjeçari i Gent goditi menjëherë drejt portës së Gjermanisë, duke gjetur trekëndëshin e Manuel Neuer.

Lojtarët e Joachim Low reaguan dhe rikthyen baraspeshën 11 minuta më vonë. Rikuperim topi nga ana e Leon Goretzka, asist për Leroy Sane dhe finalizim shumë i bukur i këtij të fundit. Një gol bavarez dhe 1-1 mes Gjermanisë dhe Ukrainës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!