Kombëtarja e Ukrainës goditet sërish nga COVID-19. Federata e Futbollit të Ukrainës ka njoftuar se janë pesë persona të infektuar, të cilët janë izoluar në hotelin ku skuadra është grumbulluar në Gjermani.
Katër prej të prekurve janë futbollistë, Andriy Yarmolenko, Serhiy Sydorchuk, Viktor Kovalenko dhe Viktor Tsygankov, çka ia vështirëson punën trajnerit Andriy Shevchenko para ndeshjes kundër Gjermanisë në Nations League.
Kështu për ndeshjen me “Pancerat” do të ketë të gatshëm 21 futbollistë, katër prej të cilëve janë portierë. Ndeshja është programuar të zhvillohet prej orës 20:45, në Leipzig. /abcnews.al