INSTAT në raportin e fundit theksonte se gjatë periudhës korrik –shtator në vend është regjistruar një dyfishim i numrit të personave që kanë humbur jetën. Sipas të dhënave demografike të INSTAT rritja e humbjes së jetëve në tremujorin e tretë rezulton të jetë 25,7 % ose 1288 persona më shumë.
Madje, diferenca është e madhe edhe nëse të dhënat i krahasojmë si 9 mujor. Në 9 muajt e parë të 2019 kanë humbur jetën 16 mijë e 516 persona nga 17 mijë e 398 gjatë këtij viti ose rreth 900 persona më shumë.
Por si mund t’i analizojmë këto shifra? Pano Soko nga nisma “Thurje” i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se shifrat çedojnë dhe gishtin e drejtoi nga koronavirusi.
“Unë nuk e prisja që të ishte kaq lart. Ne kemi rreth 500 veta që kanë vdekur nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që vetëm shifrat e tre mujorit janë 1288 persona. Diku çedojnë, në mbledhjen e të dhënave”.
Por a mund të bëjmë një projeksion, mbi shifrat e tre mujorit, si do të jenë shifrat e një viti të tërë? “Po, të paktën 15% më sipër. Nëse tre mujori i tretë që ka qenë i qetë, kur vjen puna te pandemia, koha ishte e ngrohtë, ra niveli i infektimeve, edhe humbet e jetëve ranë.
Por unë shoh projeksionet e tremujorit të katërt, që po jetojmë që shifrat e vdekjeve dhe të deklaruara janë shumë ta larta, pres që të kalohet edhe dyfishi dhe 100% që është arritur në tremujorin e tretë dhe shifrat të jenë 1500 apo ndoshta 2000 persona të vdekur se sesa tremujori i fundit i vitit që shkoi.
Që nga janari në shtator kemi qenë 25% më shumë se në 2019, nga korriku në shtator dyfish. Pra e kemi dyfishuar si tre mujor, ndërsa si 9-mujor, kemi 25% më shumë, nëse do të marrim vetëm tre mujorin e katërt, unë frikën atyre e kam. Niveli i vdekjeve në tre mujorin e katërt” tha ai.
I pyetur nëse janë llogaritur me shumë gjasa të vdekurit nga covidi në kushte spitalore, Soko theksoi se “Nuk është marrë fare njeri me këto dhe ky është një problem i madh, jo vetëm me projeksionin e të vdekurve, se Zoti qoftë me ta, ata ikën, problemin e kemi me matjen dhe kontrollin e situatës mbi të sëmurët, pasi dalim në faktin se nuk paskemi kontroll me atë që po ndodh në terren.
Kjo do të thotë se kemi një strategji që është ndërtuar në tym me shifra jo reale. Duhet të gjurmojmë sëmundjen dhe popullsisë në total, se duke mos pasur një dijeni ndërtojmë strategjinë që në njërin krah dëmtojnë ekonominë” deklaroi ai.
Duke komentuar shifrat e INSTAT, ekspertja e statistikave Ines Nurja tha sot për “ABC”-në se kjo situatë lidhet direkt me covid por për të pasur një panoramë të qartë duhet që të mblidhen statistikat e të gjithë vitit./ db/Abcnews.al