Qeveria miraton projektligjin për Teatrin Kombëtar, aktorët pjesë e negocimit

schedule17:01 - 28 Qershor, 2018

schedule 17:01 - 28 Qershor, 2018

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për Tetarin Kombëtar. Në të përcaktohet se aktorët do të jenë të përfaqësuar me dy anëtarë në komisionin e negocimit të Kontratës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Bashkëpunimi midis qeverisë vendore dhe asaj qendrore e tregoi edhe një herë se është i frytshëm.

Pas angazhimit të vrullshëm të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj u arrit një kompromis me artistët. Dhe që një ditë më pas hidhet në letër e miratohet.

Ky është projekt ligji për Teatrin Kombëtar që kaloi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të së mërkurës.

Ky projekt ligj ka për qëllim realizimin e i projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me partner privat.

Sipërfaqja që përbën pronën e Teatrit Kombëtar do të jetë po ajo edhe pas përfundimit të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Do ngrihet një komision i negociimit në përbërje të të cilit do të jenë  përfaqësues nga 4 ministri dhe Avokatura e Shtetit si dhe 2 përfaqësues të zgjedhur nga aktorët.

Kjo është e reflektuar në pikë 3 të nenit 5 që përcakton përbërjen e komisionit të negocimit.

Sipas Këshillit të Ministrave, ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.

Komisioni i negociimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat, shoqërinë “Fusha”, sh.p.k., propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projekt-kontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh, nga data e krijimit të komisionit. /abcnews.al