Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kontrabandë fishekzjarrësh/ Arrestohet në Morinë 36-vjeçari, synonte t’i shiste në Tiranë

schedule12:35 - 31 Gusht, 2026

schedule 12:35 - 31 Gusht, 2026

KUKËS- Një 36-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi dyshohet se tentoi të kontrabandonte në Shqipëri lëndë piroteknike, me qëllim shitjen e tyre në Tiranë.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 kuti me gjithsej 691 fishekzjarrë.

Sipas Policisë, 36-vjeçari, banues në Prishtinë, dyshohet se synonte t’i fuste në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar për t’i shitur në Tiranë.

Ndaj të arrestuarit rendojnë akuzat për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose kufizuara”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!