Kryeministri Edi Rama ka reaguar mesditën e kësaj të premtje në lidhje me situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi ynë.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se numri i viktimave është më i ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit për një milion banorë.
“Ja numri i jetëve të humbura për 1 milion banorë në rajon e përreth dhe krahasoheni tani me kërdinë e mendjeve të mbrapshta e gojëve të shthurrura, që ju derdhin papushim helmin e gënjeshtrave, shpifjeve, sajesave nga çdo kanal i infektuar?
Mos i dëgjoni pa maskën mbrojtëse të fakteve! Ruajuni nga e keqja që duan t’ju fusin në shpirt e në tru! Dhe mos e harroni këtë që po ju bëjnë!”, shkruan Rama.