Mbarëvajtja e sezonit turistik/ Klosi, Peleshi dhe Majko në Durrës

schedule15:36 - 28 Qershor, 2018

schedule 15:36 - 28 Qershor, 2018

Tolerancë zero dhe zbatim rigoroz të ligjit deklaron ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, nga Durrësi. Klosi paralajmëroi kontrolle të rrepta për sigurinë në plazhe, ndotjen e mjedisit dhe atë akustike.

Durrësi konsiderohet nga qeveria si poli kryesor i turizmit në vend.

Katër ministra, ai i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i Bujqësisë, Niko Peleshi dhe ai për Diasporën, Pandeli Majko, kanë marrë në patronazh plazhet e kësaj zone.

Gjatë një takimi të Komitetit Rajonal të Turizmit në këtë qark, ata deklaruan synimin për zero tolerancë ndaj subjekteve që nuk respektojnë ligjet dhe cënojnë mbarëvajtjen e sezonit turistik, duke filluar nga 1 Korriku.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit u ndal në tre çështje kryesore. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit këtë vit e cilëson pikë kthese. Nëse arrihet realizimi i detyrave, sipas planifikimit, ministri Klosi thotë se vitin që vjen Shqipëria do të ketë turizëm elitar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!