I shpallur në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, kapet në Mallakastër 41 vjeçari

schedule09:53 - 13 Nëntor, 2020

schedule 09:53 - 13 Nëntor, 2020

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 41 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim është bëri i mundur arrestimi i shtetasit M.B. me qëllim ekstradimi drejt vendit fqinj Italisë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit M. B., 41 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!