“Jemi munduar shumë”, Nora Istrefi flet për herë të parë pas ndarjes me Robertin

schedule07:49 - 13 Nëntor, 2020

schedule 07:49 - 13 Nëntor, 2020

Prej më shumë se një viti, Nora Istrefi dhe Robert Berisha njoftuan ndarjen e tyre, pas një marrëdhënieje disa vjeçare. Ata kanë treguar se gëzojnë një raport të mirë mes tyre, për hir të vajzës së vogël, Renee.

Por pas ndarjes, ish-çiftit i është dashur shumë punë në mënyrë që ndarja të mos ndikojë tek e vogla e tyre. Së fundmi, Nora ka thyer heshtjen në një intervistë për “Qejfi më i madh se Stambolli” dhe ka folur për herë të parë pas ndarjes së bujshme.

Renee e do babain shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që thonin sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë. Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”, tha këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!