Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në Shkodër.
Burime për ABC bëjnë me dije se në vendin e quajtur Bahçallëk në Shkodër, janë përplasur 5 makina, ku si pasojë dyshohet se janë plagosur disa persona.
Deri më tani burimet konfirmojnë se një person është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al


