Vendimin e Këshillit për cështje të përgjithshme të BE, e sheh si dritë jeshile për Shqipërinë. Një ditë pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Bashkimit Europian për rrugën hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë në BE në qershor 2019, kryeministri Edi Rama, akuzoi opozitën se hodhi baltë kundër Shqipërisë. Ai i kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së tij opozitës, duke mos ia kursyer epitetet e forta. Sipas tij kjo nuk është parë dhe dëgjuar më parë, pasi opozita bëri çdo përpjekje për të ndaluar hapjen e negociatave.
“Dje në mbrëmje është bërë e munduar ajo që dje deri në drekë dukej e pamundur. Mes dallgëve të ngritura artificialist nga opozita e cila nuk la vesh të huaj pa përmbytur me baltën e saj dhe 72 orësh në det të hapur mes dallgësh të një BE të përfshirë nga tensioent mes shtetsh anëtare shqipëria mori datën e fillimit zyrtar të hapjes në negociatave dhe bashkë me të u çel drita jeshile për bisedimet për anëtarësim në BE. E dhimbshme, por e vertëte që teksa ne merrnim telefonatat e urimeve nga miqtë evropianë, opozita jonë esadiste me mediat krah saj hidhnin gurët e vulgaritetit të tyre proverbial për tu prishur shqiptarëve përpjekjen e fund ditës.
U shty data, u shty data sepse BE refuzoi narkoqeverinë çfarë pabesie ndaj atyre shqiptarëve që e duan Europën njësoj si të tjerët, çfarë pabesie. Por si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë? Si mund të pranojë Këshilli Europian të vendosë një datë për çeljen e negociatave për 12 muaj në një vend të zhytur në krim, në drogë dhe të ndezë dritën jeshile? Si mund të flitet kështu, kaq ligësisht dhe poshtërsisht për vendin tënd? Si mund të trajtohen kështu njerëzit e tu? Së bashku me Ditmirin qëkur Shqipëria mori lajmin për çeljen e negociatave na është dashur të kryejmë një numër rekord komunikimesh me shtetet anëtare. Kemi parë dhe dëgjuar 1 milionë gjëra. Miqtë europianë na pyesin se si ka mundësi që opozita të dojë mosçeljen e negociatave dhe opozita juaj të bëjë këtë që se ka bërë asnjë vend tjetër që ka çelur negociatat. Si ka mundësi që opozita juaj s’ka lënë deputet pa kapur nga vendet tona për të folur keq ? Si ka mundësi?
Po kjo është mundësia e vetme që kjo opozitë në frymë ka Esat Pashën, në gërmë ka Sali Efendiun dhe në fytyrë ka Babale Veliun.
Tamam si një mallkim që na ka ndjekur nga mbrapa, rrugë më rrugë, korridor më korridor, derë më derë, kryeqytet më kryeqytet nga telefonata në telefonatë. Por në fund të fundit na ka ndihmuar për të kuptuar hallet e brendshme, të vlerësohen reformat tona dhe të merret vesh nevoja e Shqipërisë për ta mbështetur dhe një datë në kalendar, e cila Europën nuk e ka çarçaf në gojë, por flamur në veprim. Data për çeljen e negociatave nuk është asnjëherë imediate, pas rekomandimit por po ka një hapësirë kohore në mes.
Në ka shqiptarë me dy fije mend që të vazhdojë të mbyllë sytë e veshët ndaj këtij fakti dhe t’i besojë dokrrabe të hinit, do të thoshte At Gjergj Fishta, a ka njeri normal që nuk e kupton se mund të kritikohemi sa të duash për shumë gjera qëmund e duhet t’i bëjmë më mirë, por për ne shtetbërja është program, është betejë e përditshme më të shkuarën, s’ka vetëm arritje ka edhe gabime.
Data u vendos qershorin e ardhshëm kur Shqipëria ta ketë kryer të gjithë punën përgatitore, por edhe kur të jenë mbyllur zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.
As Shqipëria e as Maqedonia nuk humbasin asnjë ditë, sepse na jep 12 muaj kohë për të filluar zbatimin e reformave, për hapjen e negociatave.
Dy fjalë për kushtet e trumbetuara nga ata që dëshironin dështimin, por që mbeti thjesht dështimi i tyre politik e moral, i cili do vazhdojë të ushqejë propagandën e mllefit e baltës.
Nuk ka kushte të reja për të marrë datën e negociatave, por ka një datë si një afat drejt të cilit Shqipëria e Maqedonia janë të kushtëzeuar me thellimine reformave, me zbatimin që tashmë ka nsiur
Si me datë, si pa datë beteja për forcimine shtetit ligjor në Shqipëri do vazhdonte.
Së fundi kërkesa për të adresuar rekomandimet për ligjin zgjedhor na vjen si dhuratë nga qielli, sepse opozita nuk mund të luajë më kukafshehti duke shpikur për konsum politik kërkesa jashtë rekomandimveve. Ne duhet te zbatojmë programin tonë të vitit të dytë të mandatit”. /abcnews.al