Gjykata e Sarandës do të jetë e mbyllur për dy javë për shkak të koronavirusit duke filluar nga data 12 nëntor.
Duke qenë para faktit se dy punonjës në Gjykatën e Sarandës kanë paraqitur simptoma klinike të Covid-19 si dhe vlerësimit të shefit të shërbimit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Sarandë, Miltjadh Çondi, u vendos pezullimi i veprimtarisë gjyqësore.
Të gjithë punonjësve do u bëhet testi dhe do të dezinfektohet godina e gjykatës së Sarandës.
Gjithashtu gjykatat janë mbyllur në Tiranë, Berat dhe Gjirokastër./ db/Abcnews.al