Gjermanët dhurojnë mjete për shërbimin zjarrfikës në Kukës

schedule14:56 - 27 Qershor, 2018

schedule 14:56 - 27 Qershor, 2018

Bashkia Stajnkirshen e Landit të Bavarisë në Gjermani i ka dhuruar Bashkisë së Kukësit mjete për operacionet e shërbimit zjarrfikës. Katër efektivë të zjarrfikësve gjermanë demonstruan në qendër të qytetit përdorimin e këtyre paisjeve në një aksident të improvizuar.

Mbështetësi i projektit Aleks Shubert tha se paketa e ndihmës është e një rëndësie të madhe, kur bëhet fjalë për operacione që kanë të bëjnë me jetë njerëzish. Kurse kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, falenderoi homologun për ndihmën e dhënë.

Shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Kukës mbulon arterien kryesore kombëtare përfshirë edhe tunelin e Kalimashit dhe operacione të tilla shpëtimi janë të shpeshta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!