Basha: Negociatat nuk janë hapur, Rama po mashtron shqiptarët

schedule13:19 - 27 Qershor, 2018

schedule 13:19 - 27 Qershor, 2018

“Nuk janë hapur negociatat, nuk ka as vendim as datë për hapjen e negociatave”

Ky është lajmi dhe e vërteta e rezultatit të mbledhjes së Këshillit Europian të finalizuar me raportin, i cili pritet të votohet në samitin e 28 Qershorit nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, takim gjatë të cilit hapja e negociatave me Shqipërinë nuk do të jetë farë në tryezën e diskutimit, thekson Basha.

“KE nuk do ta shqyrtojë fare çështjen e hapjes së negociatave dhe Këshilli i Punëve e ka shtyrë të paktën për një vit këtë vendim deri Qershor 2019”.

Deri atëherë, procedura e deritanishme do të përsëritet edhe njëherë me një raport të Komisionit Europian mbi përmbushjen apo jo të kushteve tashmë të shtuara në numër ndaj Shqipërisë, diskutim në parlamentet e vendeve anëtare të cilat kërkojnë këshillimin e qeverisë si rasti I Gjermanisë dhe Holandës.

“Dhe vetëm nëse vendet anëtare konsiderojnë se janë përmbushur atëherë mund të futet në axhendën e KE, kjo është e verteta”.

Firma diplomatike e refuzimit, sipas kryedemokratit Basha, vjen me qëllim mos refuzimin e shqiptarëve dhe perspektivës së tyre europiane, por:

“Është refuzim i politikës së kapur nga krimi dhe ekonomisë së kontrolluar, moshapja është refuzim personal i Ramës dhe klikës së inkriminuar që sundon sot shqiptarët. Rrëzimi përfundimtar i politikës së fasadave, propagandës, gënjeshtrave dhe manipulimit të opinionit”.

Manipulim, i cili vijon sipas selisë blu me triumfin e shfaqur për raportin në fjalë është tregues se kjo qeveri nuk ka për qëllim përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave as për vitin tjetër.

Opozita do të bëj gjithë çfarë ka në dorë për të mundësuar anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, theksoi kryedemokrati Basha duke mos premtuar vijmërinë e grupit të tij parlamentar në punimet e Kuvendit, me të cilën demorkatët kanë vendosur prej muajsh një marrëdhënie të kushtëzuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!