Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin për ankimin e Arjana Fullanit, ish anëtare e Gjykatës së Lartë kundër vendimit që e përjashtoi atë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci, KPA vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
KPA ka argumentuar se në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për vetingun, Fullani ishte gjyqtare. Si rrjedhojë vendimi i KPK është vlerësuar si i drejtë dhe është lënë në fuqi.
Ndërkaq, Fullani ka deklaruar se do të vijojë betejën ligjore. “Kur nuk gjen të drejtën një person si unë që njeh shumë mirë ligjin procedurial mendo ça ndodh për të tjerët. Jo çdo gjyq bëhet për post dhe për para, bëhet edhe për dinjitet”, ka thënë ajo.
Vendimi i KPK i datës 23 korrik të vitit të kaluar vendosi që Fullani për 15 vite të mos ushtronte asnjë funksion në drejtësi.
Ajo e ankimoi pjesërisht vendimin që e përjashton për 15 vite, por jo mbarimin e mandatit të saj si magjistrate. g.v/abcnews.al

