Përhapja e Covid-19/ Tirana “zona e rrezikut”, cili është qyteti i “sigurtë” që ka më pak raste

schedule10:27 - 10 Nëntor, 2020

schedule 10:27 - 10 Nëntor, 2020

Dibra është qarku më me pak të infektuar aktivë me koronavirus në Shqipëri. Aktualisht ku qark  i cili renditet në listën e verdhë (me më pak rrezikshmëri) numëron 125 qytetarë pozitivë me Covid-19.

Por në dy ditët e fundit edhe ky qark ka shënuar një rritje të papritur duke regjistruar 21 raste të reja. Qytet më problematik në këtë qark është Mati i cili ka regjistruar 13 raste të reja përgjatë të dielës dhe hënës që lamë pas, përkatësisht nga 6 dhe 7 raste.

Bulqiza nga ana tjetër ka një numër minimal rastesh të reja me 1 ose 2 infeksione të reja ditore.

Ndërkohë qarku me më shumë të infektuar që listohet në zonat e kuqe është Tirana, nisur kjo edhe nga numri i lartë i popullsisë.

Tirana numëron 5851 raste aktive, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme regjistroi 222 raste të reja./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!