Nuk ka vonuar dhe menjëherë pas transmetimit të reportazhit të ABC News në Kodër Krastë të Elbasanit, aty ku stuhitë kanë shkatërruar e dëmtuar pishat, reagojnë zyrtarët vendore. Bilanci i dëmeve është frikshëm, 1700 rrënjë pisha të shkuluara.
Kodër Krasta është në gjendjen më të keqe të saj. 1700 rrënjë pisha janë shkulur dhe demtuar nga stuhite e diteve te fundit. Ky bilanc i frikshëm zyrtar erdhi menjëherë pas kronikës që ABC News realizoi në Krastë vetëm pak ditë më parë.
“Duke parë që edhe sistemi rrënjor në Krastë është sipërfaqësor preken lehtë nga shembjete e pishave dhe thyerjet”.
Në vendin ku ka ndodhur katastrofa shkuan zyrtarë të Bashkisë së Elbasanit. Drejtori i Shërbimit Pyjor thotë se fillimisht do të nisë puna me largimin e pemëve të dëmtuara.
“Me afrimin e sezonit të mbjelljeve do të bëhet zëvendësimi me mbjellje të tjera. Krasta do të jetë prioritet për mbjellje të tjera në Bashkinë e Elbasanit”.
Më pas, kur të jetë edhe koha e pyllëzimit, do të zëvendësohen me fidanë të rinj. Kurse drutë e grumbulluara do të përdoren për nevojat e Bashkise. Kështu besohet se ajo çfarë ka ndodhur do të merret seriozisht.
“Normalisht këto drurë përdoren për nevojat e popullatës. Për dru zjarri, për ngrohje dhe për entet e Bashkisë së Elbasanit”.
Kodër Krasta është mushkëria e njërit prej qyteteve më të ndotura në shkallë vendi siç është Elbasani. ABC News solli pamjet e para nga pasojat e stuhive në këtë vend. Pisha të dëmtura dhe të shkuluara. Pranë tyre ende trungjet e shkrumbuara nga zjarret e vitit të kaluar./abcnews.al