Rekord të infektuarish në Rusia, mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19

schedule10:01 - 10 Nëntor, 2020

schedule 10:01 - 10 Nëntor, 2020

Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit një shifër rekord të infektuarish me covid është shënuar në Rusi.

Sipas statistikave të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 20,977 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 5,902 në kryeqytetin Moskë.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën  368 persona duke e çuar në 31 161 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 1 817 109 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!