Kryeministri Edi Rama këtë të martë e ka nisur me një lajm të mirë për të gjithë bluzat e bardha.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se do të rriten me 40 % pagat për bluzat e bardha të cilët po përballen me sfidën e njëherë një shekulli në shëndetësi.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me rritjen më të lartë ndonjëherë të pagave për bluzat e bardha, që po përballen me sfidën e njëherë një shekulli në shëndetësi, duke u përulur me respekt para punës së tyre e sidomos para sakrificave të atyre të cilët luftojnë papushim prej muajsh e muajsh në vijën e zjarrit me Armikun e Padukshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./acbnews.al