“Miti i fushës ka rënë”, Bobi: Vllaznia ta marrë shtruar, edhe Kukësi rrezikon

schedule23:18 - 9 Nëntor, 2020

schedule 23:18 - 9 Nëntor, 2020

Sulejman Starova dhe Orges Shehi janë të mendimit se në Superiore nuk ka më mit fushe. Në emisionin “Pressing” ABC, “Bobi” tha: “Miti i fushës ka rënë me kohë dhe nuk ia vlen të diskutohet. Tirana, Teuta, Laçi dhe Partizani do luftojnë për titull. Apolonia, Bylisi, Vllaznia mund të kenë probleme. Tiranës në vazhdim do t’i kthehen disa titullarë.

Batha nuk ka qenë në formën më të mirë. Nuk duhet të çuditemi pse mundet një skuadër. Do të ndodhë në vazhdim. Skënderbeu mori pikë në Durrës dhe nuk e çmontoi dot Vllazninë që u mbrojt mirë, edhe pse e zotëroi topin në 30 minutat e para. Me sulmin e parë pësojnë gol.

Jo qëllimisht them se Vllaznia lufton rrezikimin e rënies. Kam frikë se të thuhet që shkojmë në Europë e shton presionin. Do ta ketë Kukësi këtë që do të mendojë mos të bjerë nga kategoria”. Më parë e kishte marrë fjalën Orges Shehi.

“Ishte një javë me rezultate interesante. E mendova që Laçi do fitonte ndeshjen, pa u luajtur normalisht. Mendoja se Kukësi mund të shkonte te barazimi, jo te humbja. Skuadrat nuk janë të kolauduara. Nuk ka fitues brenda dhe miti i fushës ka rënë”, u shpreh trajneri durrsak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!