Treni devijon nga shinat, 28 persona të plagosur

schedule12:57 - 26 Qershor, 2018

schedule 12:57 - 26 Qershor, 2018

Një incident hekurudhor është regjistruar në Austri. Një tren ka devijuar nga shinat dhe dy vagonë të tij janë përmbysur. 26 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Në tren po udhëtonin dhe shumë nxënës shkollash. Incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Sipas autoriteteve, në momentin e daljes nga shinat, në tren udhëtonin 80 pasagjerë.

Shkaqet e këtij incidenti nuk dihen, dhe për këtë autoritetet kanë hapur një hetim. Dyshohet se dalja nga shinat është shkaktuar nga një pjesë e dëmtuar e binarëve./abcnews.al