Rusia tha të hënën se një nga helikopterët e saj ushtarak u rrëzua në Armeni, afër kufirit me Azerbajxhanin, duke lënë të vdekur dy ushtarakë.
Incidenti ndodhi afër kufirit të Azerbajxhanit me Armeninë, në Nakhchivan.
Pak minuta pas ngjarjes, qeveria azere reagoi duke pranuar se ishte Azerbajxhani që rrëzoi helikopterin rus, por gjithçka kishte ndodhur gabimisht.
“Ndodhi gabimisht pasi helikopteri po fluturonte shumë ulët dhe jashtë rrezes së radarëve. Jemi gati të dëmshpërblejmë familjet e të rënëve”, thanë autoritetet azere.
Forcat armene dhe azerbajxhanase kanë luftuar për gjashtë javë mbi rajonin e Nagorni-Karabakut, i cili shtrihet brenda Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë që prej vitit 1994.
Nakhchivan është rreth 40 milje larg Nagorni-Karabakut dhe ende nuk është e qartë nëse goditja e helikopterit ka lidhje me konfliktin.
Ministria e mbrojtjes tha se helikopteri po shoqëronte një autokolonë ushtarake, por nuk sqaroi qëllimin e autokolonës.
Rusia ka një bazë të madhe ushtarake në Armeni, por që gjendet rreth 90 milje nga vendi ku u rrëzua helikopteri.
n.d./abcnews.al