Kanë bashkë tre hite, çfarë thotë Altin Sulku për Noizy-n

schedule11:26 - 9 Nëntor, 2020

schedule 11:26 - 9 Nëntor, 2020

Altin Sulku në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” foli për projektin që e bëri bashkë me Brikena Asën. Ai tha se përpiqet t’ju vijë në ndihmë sa më shumë të jetë e mundur artistëve të rinj, sepse siç tha ai, dikur nuk ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme nga të tjerët.

Më tej, ai shprehu mirënjohjen nga Noizyt, për të cilin tha se ka ndihmuar të ringrihet dhe të arrijë që ka dashur pas një periudhe të zymtë në karrierën e tij muzikore.

“Suportuesi më i madh i imi ka qenë Noizy. Kam patur fatin dhe nderin që ta kem suport, e kam djalë daje, do ta kisha shumë të vështirë. Pata disa luhatje për disa arsye familjare dhe ishte shumë e vështirë të rifutesha në treg. Por falë Noizyt më ngriti në këmbë, si të thuash isha në paterica dhe më tha vazhdo tani. E ka bërë pothuajse mbi 75 përqind të punës, unë do t’ja di për nder gjithë jetës time“, tha Sulku. /abcnews.al