Një burrë është gjetur i mbytur në lumë mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Palokastër në Gjirokastër. Sipas policisë dyshohet se viktima është rreth 65-vjeç ndërkohë po punohet për të mësuar rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin e tij.
“Mëngjesin e ditës së sotme, në afërsi të fshatit Palokastër, në pikën e bashkimit të lumit Kardhiq me lumin Drino është gjetur i pajetë trupi i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 65 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe shkaqet e mbytjes së tij”, njofton policia./mv.abcnews.al