Sulmuesi dëmtohet në stërvitje, shtohen telashet për Pirlon para Lazios

schedule08:00 - 8 Nëntor, 2020

schedule 08:00 - 8 Nëntor, 2020

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, nuk do të mundet ta ketë në dizpocion për duelin kundër Lazios Federico Chiesën. Sipas raportimit të “Football Italia”, sulmuesi anësor nuk do të jetë as në stolin bardhezi për shkak të një dëmtimi.

Bëhet fjalë për tërheqje në kofshë, të cilën italiani e ka pësuar në stërvitje. Gjithsesi, 22-vjeçari do të jetë në tribunën e “Olimpicos” për të ndjekur nga afër shokët e tij. Kujtojmë që “Zonja e Vjetër” për këtë ndeshje nuk do të ketë as kapitenin e saj të gatshëm, Giorgio Chiellini, i cili edhe ai është dëmtuar.

Ndërkohë Chiesa është grumbulluar dhe në kombëtaren italiane nga trajneri Roberto Mancini, por nuk është e sigurtë nëse ai mund të luajë apo jo. Italia do të luajë kundër Estonisë, Polonisë dhe Bosnjës në javën e ardhshme. /abcnews.al