Autoritetet turke kanë lënë të lirë 10 shtetasit e huaj që gjendeshin në vend për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Lajmi për lirimin e tyre bëhet i ditur nga mediat turke.
Mësohet se 4 italianë, 3 francezët dhe 3 gjermanët gjendeshin në Turqi për t’u angazhuar në procesin zgjedhor si vëzhgues të partive opozitare. Megjithatë ndalimi i tyre është bërë pasi nuk ishin akredituar nga OSBE/ODHIR.
Ndërkohë, gjatë ditës së zgjedhjeve në Turqi u arrestuan dhe 6 persona të tjerë. Ata akuzohen se kanë ofenduar presidentin Erdogan me anë të disa videove të publikuara ngë rrjete sociale. Shtetasit turq të arrestuar rrezikojnë deri në 5 vite burg./abcnews.al