Barcelona fitoi 5-2 në “Camp Nou” përballë Real Betis, duke u rikthyer pas katër javësh te tre pikët në kampionat. Leo Messi e nisi ndeshjen nga stoli, teksa i mjaftoi aktivizimi në fraksionin e dytë të ndeshjes për të realizuar dy gola.
Roland Koeman analizon suksesin kundër ekipit andaluzian në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, aty ku sqaron edhe vendimin për të lënë “pleshtin” në pankinë.
“E meritonin këtë fitore, madje duhet të kishim shënuar më shumë gola. U shfaqëm jo shumë të saktë, humbëm një penallti dhe pësuam gol në pjesën e parë.
45 minutat e dyta më pëlqyen, treguam shpirt skuadre dhe mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë. Më zhgënjeu fakti që na shënuan gol me një lojtar më pak.
Messi në stol? Ndjeu një shqetësim në sfidën e Champions League kundër Dynamo Kyiv, kështu që vendosëm që ta niste takimin nga stoli sot.
Kishim vendosur ta aktivizonim nëse do të kishim nevojë për të dhe ashtu ndodhi. Nuk kam asnjë problem me Leon, po punon shumë mirë çdo ditë dhe kam besim të madh tek ai“, theksoi trajneri holandez. /abcnews.al