Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Në një postim në Twitter, kryedemokrati shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë me SHBA. Po ashtu, Basha shprehet se PD shpreson që të vijojë të punojë me aleatët amerikanë, “për të forcuar vlerat dhe zotimet e përbashkëta.”
Postimi
“Urimet e mia më të përzemërta për @JoeBiden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë ???? Unë dhe @pdshqiperi shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta.” s.b/abcnews.al/