Vijojnë replikat në rrjetet sociale mes Edi Ramës dhe presidentit Ilir Meta.
Kryeministri Rama i është përgjigjur presidencës që e akuzon si armik i drejtohet Metës duke thënë se nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje
LEXO EDHE: Presidenca-Ramës: Dil në përballje me Metën para gjithë kombit shqiptar dhe merre përgjigjen
NDër të tjera ai i kërkon Metës që ti shpjegojë popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun!
“Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje!Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun!(Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq)”, shkruan Rama./abcnews.al