Zgjedhjet në Turqi, vëzhguesi i OSBE/ODHIR flet për ABC News

schedule14:32 - 24 Qershor, 2018

schedule 14:32 - 24 Qershor, 2018

Vëzhguesi afatgjatë i OSBE/ODHIR, Gent Ramadani, një shqiptar, që përfaqëson shtetin norvegjez në zgjedhjet në Turqi, ka komentuar për ABC News situatën në votime. Nga Dijarbakir, një qytet me shumicë kurde, ai thotë se gjendja e jashtëzakonshme ndikon negativisht në zgjedhje.

Gent Ramadani: “Problemet kryesore që ndeshen është sepse në Turqi është akoma në fuqi ligji i jashtëzakonshëm pas grushtit të shtetit të tentuar në 2016-n dhe në disa provinca, ky ligj është akoma në fuqi dhe nuk lejon të drejtën e fjalës, të shtypit, të mbledhjes për të protestuar. Fushata elektorale në këto vende ka qenë e ndikuar nga ligji i gjendje së jashtëzakonshme”./abcnews.al