Çmimi për sheshin “Skënderbej”, Rama: Fitoi modeli i rilindjes

schedule12:00 - 24 Qershor, 2018

schedule 12:00 - 24 Qershor, 2018

Të dielën festohet në sheshin Skënderbej.

Çmimi i parë si hapësira më e mirë publike për vitin 2018 duhet të trumbetohet sipas kryeministri Edi Rama, pasi nuk fitoi vetëm ai pas një beteje 10-vjeçare, por e gjithë Shqipëria.

Edi Rama: “Mbi këtë projekt dhe mbi historinë e këtij projekti mund të bëhet një libër i tërë dhe do kisha shumë dëshirë nëse koha do të më lejonte, ta shkruaja këtë libër. Një nga frazat, që me siguri do të zinte vend libër, ‘projekti ishte një projekt kriminal’, ka qenë një lajm i rremë, siç është sot një lajm për kampin e madh të refugjatëve që do mbledhë refugjatët nga e gjithë bota këtu në Shqipëri”.

Ky model i rilindjes socialiste, duhet të kuptohet drejtë nga të gjitha nënvizoi kreu i qeverisë, duke i dhënë përgjigje të gjithë atyre që i kërkojnë bukë apo investime të tjera në infrastrukturë.

Edi Rama: “Është shumë më çarmatosëse në momentin e parë shprehja “njerëzit s’kanë bukë, ju bëni sheshe. Njerëzit s’kanë bukë, ju mbillni pemë”. Në fakt, ata që flasin për mungesën e bukës në Shqipëri nuk e kanë fare haberin se çdo të thotë një vend pa bukë, një vend me uri. Problemi i Shqipërisë nuk është buka dhe uria, por në jetën e përditshme janë shumë hallka të tjera për njerëzit që janë të munguara, ose të ndryshkura, ose që kërkojnë me patjetër të transformohen”.

Të tilla projekte ndryshojnë jo vetëm imazhin por edhe ekonominë e vendit tha Edi Rama

Edi Rama: “Nuk janë dhe nuk është një çështje zbukurimesh, por është një zhvillim i mirëfilltë ekonomik dhe social”.

Ai që zhvarroi projetin e ish-kryebashkiakut Rama është Erion Veliaj dhe ndjehet shumë krenar për këtë.

Erion Veliaj: “Ndryshe flas unë sot, që kam mbëshhtetjen e pakursyer të Edit dhe të qeverisë, ndryshe ishin ato vite, kur vinte policia për të varrosur projektin më të bukur, dhe për ta shpluhrosur pas 4 viteve. Ju falenderoj të gjithëve me zemër”.

Me synimin për ta shndërruar sheshin “Skënderbej” në hapësirën më të madhe publike në Ballkan, kryebashkiaku Erion Veliaj tenton t’i falenderojë të gjithë edhe pse në fund kupton që nuk mundet.

Erion Veliaj: “Edi të falenderoj me gjithë zemër, për gjithë këtë mbështetje, por e di që s’ke qenë vetëm. Më vjen mirë që një pjesë e madhe e skuadrës së bashkisë në vitet 2000–2011 sot vazhdon dhe drejton Shqipërinë në poste të ndryshe, por jam i bindur që një pjesë e tyre e kanë në copë të zemrës të Bashkia e Tiranës. Një gjë që unë dhe Edi kemi mësuar nga shoku Gramoz është që të mos fillojmë me këtë punën e emrave se gjithmonë do ngelë dikush pa falenderuar”.

Falenderime bëri edhe kryeministri Edi Rama, por jo vetëm me fjalë, por edhe me çmime, duke vlerësuar kështu të gjithë pjesëtarët e skuadrës së administratës së bashkisë Rama e Veliaj që bënë të mundur të vlerësohet me çmimin e fituar pak ditë më parë në Barcelonë të Spanjës për projektin e sheshit më të madh pedonal të Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!