Vdekja e 53-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë po hetohet tashmë si një ngjarje e dyshuar kriminale.
Ndonëse fillimisht u raportua se ishte sulmuar nga një ari në pyll, ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar një plagë në kraharor, të dyshuar si pasojë e një arme zjarri.
Pas këtij zbulimi, policia ka ndryshuar pistën e hetimit dhe ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje.
Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes mbeten ende te paqarta./abcnews.al


