50 milion për Karabecin, Tirana dhe borxhet një “dashuri” e pandashme

schedule21:39 - 6 Nëntor, 2020

schedule 21:39 - 6 Nëntor, 2020

Tirana i rikthehet halleve të vjetra. As rikthimi te titulli kampion nuk i shmang borxhet e klubit kryeqytetas. Një ditë më parë ata kanë humbur gjyqin me ish-kapitenin Erando Karabeci.

“Panorama Sport” raporton se bëhet fjalë për një borxh që kap shifrën e 50 milion lekëve. Tirana duhet ta shlyejë futbollistin, ose të arrijë një marrëveshje për pagesën e kësaj shume me këste.

Nuk dihet nëse këto para i përkasin sezonit të fundit, apo bëhet fjalë për paga të padhëna më parë. Gjithsesi Karabeci pret të marrë atë që gjyqi në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konfliketeve i ka dhënë të drejtë. /abcnews.al