Nesër luhet Dortmund-Bayern Munchen (18:30), klasikja e futbollit gjerman. Të dy skuadrat kryesojnë Bundesligën me nga 15 pikë pas javës së gjashtë dhe në “Signa Iduna Park” pritet të zhvillohet një takim i zjarrtë dhe spektakolar.
Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Hans-Dieter Flick analizon duelin e ditës së shtunë në konferencën e zakonshme për shtypin, duke vlerësuar verdhezinjtë e Favre. “Një takim që e gjithë bota e pret me padurim.
Do të zbresim në fushë të sigurt në kualitetin tonë, edhe pse Dortmundi është një kundërshtar tepër i rrezikshëm. Nuk duhet t’u lëmë asnjë hapësirë. Kemi një dëshirë të madhe për ta fituar këtë ndeshje.
Ajo që kemi bërë në muajt e fundit është e shkëlqyer“, deklaron trajneri i Bayern Munchen. Flick do të ketë të gatshëm Leon Goretzkan për këtë sfidë, teksa do të mungojnë mbrojtësi Sule dhe Joshua Zirkzee, sulmuesi i talentuar 19-vjeçar. /abcnews.al