Prestigjiozja britanike: Vladimir Putin do të largohet nga posti i presidentit rus në janar

schedule10:39 - 6 Nëntor, 2020

schedule 10:39 - 6 Nëntor, 2020

E përditshmja britanike “The Sun” në një artikull ekskluziv të saj shkruan se presidenti rus Vladimir Putin do të largohet nga posti në 20 janar të vitit të ardhshëm, pasi vuan nga Parkinsoni.

Sipas kësaj gazete, kërkesën për të dalë në pension presidentit ia ka bërë e dashura e tij Alina Kabaeva, me të cilën ka dhe 2 binjakë.

“The Sun” ka publikuar disa video të Putinit në të cilat ky i fundit duket se ka vështirësi në lëvizje, ndërsa sipas analistëve Kabaeva po i lutet atij që të lërë pushtetin.

Vëzhguesit që studiuan pamjet e  fundit të Putin treguan se këmbët e tij ishin në lëvizje të vazhdueshme, ndërsa gishtat i dridheshin teksa mbante në dorë një stilolaps.

Burimet thonë për gazetën se Putin po nxiton të kalojë një legjislacion që do e bëjë atë senator të përjetshëm dhe do i ofrojë imunitet nga ndjekja penale, në rast se mund të nisë ndonjë hetim ndaj tij.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!