EULEX, misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, që është në krah të prokurorisë speciale duke ofruar logjistikë dhe mbështetje operacionale, për arrestimin e personave të akuzuar, thekson se kushdo që ka kryer krime, duhet të mbajë përgjegjësi dhe procesi gjyqësor duhet të jetë i drejtë.
Zëdhënësja e EULEX, Joanna Lachana, deklaron në një intervistë për Abc, se njerëzit duan sundim të ligjit.
Lachana në fjalën e saj ka deklaruar se arrestimet bëhen nga zyra e prokurorit të specializuar, jo nga EULEX-i.
“Arrestimet bëhen nga zyra e prokurorit të specializuar, jo nga EULEX-i. Ky është qëndrimi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, i cili konfirmon se njësia që mbështet arrestimet është polake. EULEX është gjithashtu i qartë se kushdo që ka kryer krime, duhet të përballet me drejtësinë, por procesi gjyqësor duhet të jetë i drejtë.
Do të thosha gjithashtu se sundimi I ligjit luan një rol thelbësor këtu. Dhe ne do të donim të shihnim gjithkënd që ka kryer një krim, të mbahet përgjegjës në një process të drejtë. Ne e ndjekim nga ekstremisht afër situatën e sigurisë, dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me dy përgjegjësit e tjerë, policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Me qëllim që të ruajmë gadishmërinë dhe të kemi mundësi të reagojmë, nëse duhet dhe nëse na kërkohet nga policia e Kosovës, ka trajnime të rregullta për kontrollin e trazirave dhe turmave, midis të tre përgjegjësve, policisë së Kosovës, Eulex-it dhe KFOR-it. Një prej tyre po ndodh në fakt sot” , është shprehur Lachana.
Ndërkohë në lidhje me faktin se si do të ndikojnë arrestimet e prokurorisë speciale në nivelin e sigurisë në Kosovë. Zëdhënësja e EULEX-it, beson se njerëzit duan sundimin e ligjit.
“Unë shoh që njerëzit këtu duan që sundimi I ligjit të prevalojë. Janë të angazhuar. Dhe kur të shohin se është process I drejtë, atëherë kjo është dicka që ata gjithmonë e marrin parasysh. Ajo që mund të them është se ne gjithmonë shohim nëse ka ndryshime, kështu që…
Le të presim dhe të shohim…
Le të presim dhe të shohim”, ka thënë ajo./abcnews.al