Video/ Xhaka dhe Shaqiri, shqiptarët e Zvicrës mposhtin Serbinë

schedule21:54 - 22 Qershor, 2018

schedule 21:54 - 22 Qershor, 2018

Golat e dy shqiptarëve ndaj Serbisë i japin fitoren e parë Zicrës këtë Kupë Bote në Rusi.

Në fillim, ndeshja filloi keq për “Helvetët” pasi Mitroviç shënoi që në minutën e 5-të, duke i dhënë avantazhin Serbisë.

Por, ishte mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili shënoi në minutën e 52-të, duke vënë ekuilibrat. Në fakt ishte një silur i lëshuar nga këmbët e tij dhe protieri serb, Vladimir Stojkoviç, mundej vetëm ta shoqëronte me sy.

Nuk mund të kishte një mbyllje më të bukur për Zvicrën sesa goli i shënuar nga Xherdan Shaqiri në të 90-n. Një gol i frymës së fundit mund të quhet dhe që për ta vlen tre pikë.

E zjarrtë ishte parashikuar nga analistët dhe ashtu ndodhi. Shqiptarët e Zvicrës nuk harruan të kujtonin dhe origjinën e tyre. Pasi shënuan golat, të dy festuan duke bashkuar duart dhe duke krijuar në këtë mënyrë shqiponjën tradicionale të shqiptarëve.