U fol se do të luhej në “Niko Dovana”, por duket se gjithçka ka ndryshuar gjatë orëve të fundit. Tirana do e zhvillojë ndeshjen si pritëse ndaj Teutës në Pogradec.
View this post on Instagram
Stadiumi “Gjorgji Kyçyku” do të presë supersfidën e javës së dytë të Kategorisë Superiore, që do luhet të dielën nga ora 13:45. Tirana duket se deri në fund të këtij muaji do të shtegtojë për të luajtur ndeshjet si vendas, pasi fusha e stadiumit “Selman Stermasi” i është nënshtruar rregullimeve.
Gjendja e saj në ndeshjet miqësore të luajtura nga bardheblutë kishte degraduar dhe e bënte të pamundur zhvillimin normal të lojës, me Tiranën, që i pëlqen ta luajë topin poshtë dhe amortizimi i fushës nuk i ndihmon aspak. /abcnews.al