Gazetari i Abc me koronavirus, Kozarja: Kanë kaluar mbi 48 orë, ende pa përgjigje nga ISHP

schedule14:10 - 5 Nëntor, 2020

schedule 14:10 - 5 Nëntor, 2020

Gazetari i Abc në Elbasan Aldo Kozarja ka rezultuar pozitiv për koronavirusin tre ditë më parë.

Në një lidhje direkte me Abc, Kozarja tregoi se zyrtarët e ISHP u paraqitën në banesën e tij për t’i marrë tamponin një ditë pasi ai i kishte njoftuar. Megjithatë, gazetari tregon se nuk ka marrë ende një përgjigje rreth rezultatit të testit për Covid-19 që kreu.

Përgjigjen pozitive ai e mori nga bërja e një skaneri në mënyrë private. Bashkë me Kozaren, të infektuar janë edhe bashkëshortja bashkë me tre fëmijët.

Aldo Kozarja theksoi se maskën e ka mbajtur kurdoherë ndërsa shtoi se mendon se virusin mund ta ketë marrë nga fëmijët që shkojnë në shkollë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!