Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade, foli në studion e ABC përballë Juli Xhokaxhi për zgjedhjet Presidenciale në SHBA.
“Thirrja për të mos numëruar vota deri në fund është antidemokratike. Aspekti social ka qenë një theksim i politikave që ka emëtuar Joe Biden”, tha Dade.
Ajo shtoi se premtimet e presidentit Trump në lidhje me punëtorët, i sheh si një premtim të pambajtur sa i përket Pensilvanisë.
“Latinët që kryesisht janë të ardhur nga Kuba, ndoshta partinë demokrate e shohin si partnere. Unë mendoj që PD e SHBA është më pranë socialdemokratëve evropianë, por nuk do të thotë që janë identik.
Lexo edhe: Dorëheqja e Thaçit, Dade: E bindur se të gjithë do të dalin të nderuar nga këto aktakuza
Besoj që Amerika duhet të rimarrë rolin e liderit që thuajse është zbehur sepse presidenti Trump u përqendrua më shumë të çështjet e brendshme. Pavarësisht se demokratët gjithmonë kanë qenë më të fuqishëm. Por besoj që në këto zgjedhje ka ndryshime dhe lëvizje nga tradicionalja.
Nëse rezultati është më i ngrushto atëherë bëhet një rinumërim, kurse në çështje të tjerë nuk besoj se Gjykata Supreme t hyjë në lëvizje nga ndërhyrja politike dhe kjo është lavida e Amerikës. Unë uroj që të zgjidhet ai për të cilin kanë votuar votuesit amerikanë. Ne do të aspirojmë për një rol pozitiv. Ne na takon të mbetemi admirues të vlerave demokratike amerikane, t’i mbajmë si partnerë tanë sepse na kanë mbështetur në procese integruese.
Duke qenë bashkëpunëtore e ngushtë e Institutit Demokratik Amerikan, nuk më takon të shpreh preferencat e mia. Besoj që vëmendja e administratës së Trump kanë qenë edhe ndaj Ballkanit. Them se cilido të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA, ne duhet të dimë të marrin atë që është në interes të vendit tonë”, tha Dade.
Gjithashtu Dade komentoi edhe nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilën u shpreh: “Përgjigja që kryeministri Rama i ka dhënë Trump, ndoshta për herë të parë ka qenë për mua adekuate”.
Gjatë bisedës në studio ish-ministrja e Jashtme tha se Shqipëria duhet të përmbushë standardet për rrugën drejt BE.
“Ata kanë ambasadorët e tyre janë këtu, nuk ka nevojë që të shkojë Lulzim Basha atje të shajë Shqipërinë”, tha Dade.
Arta Dade komentoi situatën politike në Shqipëri teksa u shpreh se partitë politike nuk kanë demokraci të brendshme, gjë e cila sipas saj ka ndikuar edhe në përkeqësimin e shoqërisë demokratike.
“Shqiptarët kanë arritur t’i marrin përdore dhe kjo ka ndodhur. Është dramë e madhe që kemi një opozitë apatike. Përplasja institucionale e nxjerr Shqipërinë në një dritë aspak të favorshme. Kemi një grua që është anëtare partie, por anatemimi me emra apo epitet liderët tanë nuk i nxjerr në një dritë të mirë.
Gratë duhet të kenë zërin e tyre në politike dhe nuk mund të vihen në një pozitë të pabarabartë për shkak të një retorike të pakulturuar. Më hoqën sepse kam qenë kundërshtare e brendshme. Pra demokracia e brendshme është tkurrur. Dhe për fat të keq ka hapa pas, ndaj edhe shoqëria ka bërë hapa pas në kolonat e demokracisë. Kjo është edhe arsye pse refuzova Kongresin e PS-së në 2017.
Nëse kundërshton do të kesh kosto sepse kemi autoritarizëm në të gjitha partitë. Këtë ka theksuar edhe Biden që do ketë një vëmendje të shtuar ndaj vende që kanë kthyer autoritetin”, tha më tej Dade. /i.k.,/abcnews.al/