EMRI/ Në kërkim nga Interpoli për “trafik narkotikësh”, arrestohet 47-vjeçari në Vlorë

schedule09:25 - 5 Nëntor, 2020

schedule 09:25 - 5 Nëntor, 2020

Policia e Vlorës ka njoftuar se është arrestuar një 47-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Italian.

Gazmir Mehmetaj, nga Selenica e Vlorës është dënuar me 7 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike nga Gjykatat italiane ndërsa autoritetet vendase vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga nga Policia, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur  lokalizimin në Vlorë dhe arrestimin provizor të shtetasit Gazmir Mehmetaj, 47 vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Catalia-s, Itali, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!