Policia italiane ka vënë në pranga katër persona mes të cilëve tre vëllezër shqiptarë, të akuzuar për drogë.
Merdiat vendase bëjnë me dije se në prangat e karabinierëve kanë përfunduan tre vëllezër shqiptarë, përkatësisht Dashmiri, 31 vjeç, Muharremi, 36 vjeç dhe Ylli Mema, 48 vjeç. Bashkë me ta, u arrestua edhe shtetasi italian Gabriele Pedemonte, që dyshohet se po ashtu tregtonte lëndë narkotike.
Shqiptarët prisnin klientët e tyre pranë banesës ku jetonin, duke e vendosur kokainën në disa raste edhe në lodra fëmijësh.
Ndërkohë autoritett italiane ditët e fundit, kanë sekuestruar 300 gram kokainë si dhe 500 euro të gatshme.
Sipas mediave shqiptarët në bashkëpunim me italianin arrinin që të shisnin deri në një kilogramë kokaiinë në muaj.e.su./abcnews.al