Negociatat me Greqinë/ Bushati: Gur-gur bëhet kalaja, Rama: E duhura

schedule14:59 - 22 Qershor, 2018

schedule 14:59 - 22 Qershor, 2018

Nuk ka asnjë informacion zyrtar se çfarë është arritur nga raundi më i fundit i negociatave për arritjen e marrëveshjes Shqipëri –Greqi. Deri më tani janë dhënë mesazhe optimiste nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

U takua ministri për evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati me homologun grek Nikos Kotzias  në raundin e rradhës për të negocuar mbi marrëveshjen  Shqipëri – Greqi. Madje dy herë brenda 24 orëve në ishullin Rodos por cfarë u arrit?

“Gur gur bëhet kalaja”.

Ky është informacioni i vetëm zyrtar nga ministri i jashtëm i Shqipërisë i dhënë për ndjekësit e tij në Instagram. Shprehja e urtë shqiptare të lë të kuptosh se një gur tjetër është vendosur për ngritjen e kalasë midis dy fqinjëve, po cili gur dhe për cilën pikë të marrëveshjes, nuk dihet asgjë. Të rezervuar tregohen të dyja palët. Ata që kanë tenuar ta ckodojnë janë mediat greke, disa prej të cilave shkruajnë se  diskutimet teknike mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të përfundojnë gjatë fundjavës, përpara se të hënën e ardhshme në Luksemburg të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE.

Shumica e këtyre informacioneve rrëzohen një ditë më pas. Të premten IBNA  raportoi se takimi Rama Tsipras do të zhvillohet në 10 ditët e para të muajit korrik  për shkak të axhendës së ngjeshur të kryeministrit Grek.

Duket se për palën shqiptare e ka marrë përsipër kryeministri Edi Rama të flasë për marrëveshjen. Përpara pakicave kombëtare në fshatin Karahaxh në Delvinë  ai thotë se një pikë është  arritur, shfuqizimin e ligjit të luftës.

“Greqia e ka njohur si fakt ligjin absurd të luftës dhe ka pranuar ta shfuqizojë. Kur ne kemi nisur këtë diskutim thoshin se kjo nuk ekziston, por në fakt është një fakt pengues dhe me pasoja juridike që do të zhbëhet nga parlamenti i Greqisë dhe kjo është një arritje e madhe. Është fakt edhe që emigrantë shqiptarë në Greqi kanë pasur burokraci të ndryshme”.

Ndërsa për marrëveshjen për detin nuk ka ende një informacion konkret por vetëm garancai nga kreu i qeverisë se ajo do të jetë e duhura për Shqipërinë.

“Edhe kjo çka është thënë dhe çka thuhet për fat të keq në vijimësi për këtë çështje do të shpohet si tullumbace sepse marrëveshja për detin është një marrëveshje që do të materializohet vizualisht në hartë dhe do kenë të gjithë mundësitë q me sytë e tyre dhe jo të partive me mendjen e tyre dhe jo të atyre që i përcjellin dhe i amplifikojnë këto lajme të rreme të gjykojnë mes pamjes së detit në marrëveshjen që ishte dhe pamjes së detit në marrëveshjen që do të kemi”.

Deri më tani gjithçka kërkon kryeministri është kohë që të tregojë se marrëvëshja e duhur, sot është vendosur vetëm një tjetër gur edhe sipas kreut të diplomacisë shqiptare. /abcnews.al