Tjetër gol gol në “Niko Dovana”, aty ku po përballen Teuta me Skënderbeun. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e dhjetë me anë të shkodranit Hebaj, teksa ka ardhur reagimi i ekipit korçar.
Minuta e 34-t, gafë e Stivi Frashërit, portieri vendas bën një dalje të gabuar dhe nuk ia del të largojë topin, duke u përplasur me një shok skuadre.
Aty përfiton Jorgo Meksi, i cili dërgoi topin në rrjetë nëpërmjet një parabole, duke rikthyer baraspeshën në stadiumin e Durrësit. /abcnews.al