Albi Alla ka arritur të ambientohet shumë mirë në Kinën e largët dhe të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shaanxi Changa. Mbrojtësi luan sezonin e dytë te skuadra e ligës së dytë kineze dhe është shndërruar në titullar fiks.
Sot ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Flamurtarit ishte vendimtar jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Në ndeshjen ndaj Nantong Zhiyun mbrojtësi ka gjetur golin në minutën e 86-të, duke i dhënë fitoren minimale skuadrës së tij dhe u shpallur njeriu i ndeshjes.
Shaanxi Changan mban vendin e parë në grupin e saj me gjashtë pikë pas katër ndeshjesh. Alla ka zbritur 12 herë në fushë këtë sezon, ku tetë ndeshje i ka nisur si titullar. Shaanxi Chang është aventura e dytë e Allës në Kinë, teksa më parë ka luajtur me Yunde. /abcnews.al