Një 51 vjeçar nga Kuçova është ndaluar nga Policia e Lushnjës pasi aksidentoi një të moshuar i cili udhëtonte me biçkiletë. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan, ku Haki Lezo duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar 76 vjeçarin Ll.G, 76 vjeç, banues në Lushnje.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndaluan shtetasin:
-Haki Lezo, 51 vjeç, banues në Kuçovë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan , duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin Ll.G, 76 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Shtetasi Ll.G ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kap më pas nga shërbimet e policisë rrugore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” parashikuar nga Nenet 290 e 273 të Kodit Penal. /abcnews.al