Sot është një ditë fluksi në pikën kufitare të Morinës. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra shtetas të Kosovës kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë për fundjavë në bregdet,
Dogana e Morinës ngriti traun mëngjesin e kesaj të premteje. Kontrollet ishte selektive dhe shumica e kosovarëve u lanë të vazhdojnë udhëtimin pa vonesa.
Mijëra shtetas të Kosovës kaluan kufirin në drejtim të Shqipërisë për fundjavë në bregdet. Jo vetëm ata por edhe zonat e tjera shqipfolëse.
Qytetarët e Kosovës vijojnë të mbajnë peshën më të madhe të pushuesve në Shqipëri. Vit pas viti numri për t’i kaluar pushimet në bregdetin jugor e atij verior vjen në rritje. /abcnews.al